Çudi e madhe!
1. Mimoza Kusari e ka lutur Milan Radojçiqin që t’i lë pa paga veteranët e UÇK-së dhe qe dy vite asnjë veteran i UÇK-së nuk është mërzitur.
– Pse duhet të mërzitemi ne për ta!
2. Albin Kurti sa herë që do i mashtron shqiptarët.
Shqiptarët i mashtron lehtë sepse përtojnë të mendojnë, u pëlqen ta kenë dikënd që u tregon se çfarë duhet të besojnë.
– Kështu, 99 për qind e myslimanëve shqiptarë nuk e kanë lexuar Librin e Shenjtë, sepse është zahmet të lexosh, prandaj e marrin të vërtetën e gatshme, dhe prandaj kur ti flet me ta nuk dinë ta mbrojnë mendimin e tyre, sepse s’është i tyre.
3. Albin Kurti tha se biseda telefonike e Mimoza Kusarit me Radoiçiqit kundër veteranëve të UÇK-së është luftë hibride e gazetarëve kundër qeverisë së tij.
– Do të mund të distancohej nga Mimoza, por nuk po distancohet sepse Mimoza pastaj tregon se ka folur me Radojçiqin në emrin e Albin Kurtit.
4. Albin Kurti po thotë se ‘biseda’ me Radojçiqin nuk është e vërtetë’, ama s’po thotë që vepra e tyre e përbashkët kundër veteranëve të UÇK-së nuk është e vërtetë.
– Pse i gjykoni fjalët e tyre, shihni veprimin e tyre.
Vetëvendosja bashkë me Listën Serbe kanë vendosur me vota në Kuvend që veteranët e UÇK-së të mos përfshihen në Pagën minimale.
Kjo është vepra, pra.
5. Por, ne tash duhet të çuditemi se pse ata janë marrë vesh me fjalë e nuk jemi çuditur kur fjalët i kanë bërë vepra.
– Pra, ne më shumë duhet të mërzitemi që Mimoza ka folur në telefon me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së, se sa që deputetët e Vetëvendosjes kanë votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
– Edhe nëse biseda mes Mimozës dhe Radojçiqit do të ishte ‘e montuar’ siç po gënjen pushteti, e vërteta që Vetëvendosja ka votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së është fakt.
6. E, a ua ka bërë mirë!
Po more.
– Vet fakti që veteranët heshtin, domethënë pajtohen me nënçmimin.
– Ai që nuk e duron nënçmimin, nuk e duron!
– Nëse Bacës R. dhe patriotëve të tjerë nuk u duket ‘e keqe’ kjo vepër antishqiptare e qeverisë Kurti, pasi që nuk e kanë lëçitur Albin Kurtin, edhe pasi që është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së së gjallë e të vdekur…..
…..siç ish dashur t’ia mbyllin derën e kullës me shtatë drynjë….
e të mos e lejojnë t’i afrohet Prekazit….
…..pse duhet të na duket neve ‘keq’ kur atyre që e kanë çliruar Kosovën nuk po u duket ‘keq’!
– Se, a e ka Albin Kurti aminin e familjeve të dëshmorëve që së bashku me terroristët serbë të punojë kundër veteranëve të
UÇK-së, a!
7. Nuk është e çuditshme që Mimoza Kusari ka biseduar me Radojçiqin në telefon, le ta çon edhe te shpija (sepse Kosova nuk e ka zgjedhur Radojçiqin),
por është e tmerrshme që Vetëvendosje janë bërë bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.
– Ky, për mua, është veprimi më antikombëtar që e njoh.
8. Vetëm nëse Albin Kurti do të guxonte të distancohej nga Mimoza Kusari, ta gjuante si cuklën që është, dhe ta përmirësobte Ligjin e Pagës Minimale, do të mund ta ‘lante’ veten nga ky krim.
– Se ky është krim kombëtar, më i madhi ndër krimet.
9. Ndërkohë po ndodhin arrestime në ministritë e qeverisë Kurti për krime ekonomike.
– Kundërshtarët e Albin Kurtit po gëzohen ‘gabimisht’, sepse ministrat e Albin Kurtit nuk i kanë përdorë njerëzit e tyre, por i kanë përdorur zyrtarët e PDK-së më shumë (të LDK-së më pak) për të realizuar krimet e tyre ekonomike.
– Pra, kjo është taktikë ‘fantastike’ e qeverisë Kurti.
I kanë shfrytëzuar zyrtarët e opozitës për punë të pista dhe tash i kanë hudhur.
A ua ka bërë mirë!
Po, shumë.
Pse jo!
– Prokuroria nuk po arreston njerëz të Albin Kurtit…por, zyrtarë të PDK-së dhe të LDK-së.
– Prandaj, Albin Kurti ende është disa hapa përpara të gjjthëve!
E jep të dhimbshmen për ta marrë të kojshmen…
P.S. Paramendoje çfarë kanë folur kur nuk janë përgjuar!