spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

Kim Mehmeti: Fëmijët në Koçan dhe të sëmurët në Tetovë i dogji papërgjegjësia jonë!

Po, ka raste kur fjalët e humbin kuptimin, kur dhembja shkon përtej asaj që mund ta thuash.

Në Koçan humbën jetën të rinjtë që duhej të ishin parajsa e prindërve të vet dhe e këtij vendi.

Dhe si gjithmonë, neve na bashkojnë vetëm tragjeditë dhe popullin që dënesë, e ngushëllojnë ata që ndërtuan shtet ku të vetmet ngrehina të sigurta janë vilat e shtrenjta të burrështetasve dhe politikanëve tanë.

Andaj mos pyetni si u ndez dikur spitali modulari në Tetovë dhe tani diskoteka në Koçan, sepse ato i dogji mosguximi ynë qytetarë që t’i vërshojmë rrugët e Shkupit dhe t’i tërheqim zvarrë ata që na shohin si numra të pavlerë.

Dhe tani për tani le të jemi pjesë e dhembjes së atyre që kanë humbur të dashurit e vet si dhe le ta pyesim vetveten: sa jemi të gjithë ne fajtorë që kjo Maqedoni e vogël u bë ‘furrë’ e madhe ku digjen njerëz të gjallë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit