spot_img
Thursday, March 6, 2025
spot_img

KFOR-i shpreh mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka qenë për vizite sot në Podgoricë.

Në njoftimin e KFOR-it të lëshuar në Facebook thuhet se Barduani u takua me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneral brigade Zoran Lazareviq.

“Gjatë takimit u diskutua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në organizatat ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s”.

“Gjeneralmajor Enrico Barduani theksoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij në OKB dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit