Për patrollimet përgjatë vijës kufitare të Kosovës me Serbinë që po kryen Forca e Paqembajtëse e NATO-s në vend, KFOR-i, ka shkruar profesori universitar, Milazim Krasniqi, duke i quajtur “bukëpërmbyës” këdo që minimizon rëndësinë e tyre për paqen dhe sigurinë në vend.
Postimi i Krasniqit.
“Ditë a natë, të gatshëm për ruajtjen e sigurisë në Kosovë”: KFOR-i turk patrollon në veri”.
Koment: Populli i Kosovës duhet të jetë mirënjohës ndaj ushtarëve të KFOR-it, të cilët na e ruajnë kufirin dhe na e garantojnë sigurinë. Ata që e minimizojnë rëndësinë e tyre për paqen dhe sigurinë, janë bukëpërmbystë.