Kanë përfunduar katër ndeshjet e fundit të natës së sotme në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.
Derbi i kësaj mbrëmje, mes Manchester Cityt dhe Interit, ka përfunduar me barazim 0-0.
PSG arriti fitore 1-0 si nikoqire e Gironës, derisa Borussia Dortmund fitoi në udhëtim 0-3 ndaj Ckub Brugge.
Sparta Praga, skuadra e futbollisteve shqiptar, Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Qazim Laçit e Indrit Tuçit, ka mposhtur 3-0 skuadrën e Salzburgut.
Fitore bindëse ka shënuar skuadra skoceze Celtik, pasi e mposhti Slovan Bratislavën, me rezultat 5-1.
Ndërsa ndeshja mes Bolognas dhe Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me barazim 0-0.