spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Këto janë gjërat që nuk duhet t’i bëni para gjumit

Shumë njerëz kanë shprehi të këqija të gjumit. Disa e kontrollojnë vazhdimisht telefonin, disa fokusohen shumë në ndonjë libër dhe disa të tjerë thjeshtë përtojnë që të zgjohen nga shtrati dhe ta fikin dritën.

Profesori në departamentin Nuffield të Neuro-shkencës Klinike në Universitetin e Oksfordit, Colin Espie, ka treguar cilat gjëra duhet t’i shmangni para se të flini, shkruan independent.co.uk.

“Çdo aktivitet që do t’i shkaktonte një individi rritje të nivelit të stresit, mund të ndikojë negativisht në gjumin e natës”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se përdorimi i telefonit të mençur mund ta mashtrojë trurin dhe ta bëjë atë që t’i shmanget orarit të gjumit.

“Është e rëndësishme që t’i shmangemi përdorimit të teknologjisë së paku një orë e gjysmë para kohës së gjumit”.

“Gjithashtu është me rëndësi që t’i fikim të gjitha pajisjet elektronike si televizori apo radio në dhomën e gjumit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit