Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmë në Klinë, ku pas një konflikti mes disa personave, një person mbeti i plagosur dhe dy të tjerë u lënduan gjatë përleshjes. I dyshuari ka arritur të arratiset, ndërsa tre viktimat janë dërguar në spital.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se tre viktimat janë vëllezërit Bullaku, Samir Bullaku, Nezir Bullaku dhe një vëlla tjetër i tyre.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, Samir Bullaku është plagosur me armë zjarri, ndërsa dy vëllezërit e tij janë sulmuar me mjete të forta.
Lajmin mbrëmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 22:41 minuta Stacioni Policor në Kline është njoftuar se në fshatin Jashanicë tre persona janë të lënduar. Njëri prej tyre dyshohet se është lënduar me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë me mjete të forta. Ndërkaq, njëri i dyshuari i identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes”.
“Të lënduarit janë dërguar për në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Të gjitha njësitë policore kompetente janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.