spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Këta janë personat e arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshime për “Krime Lufte”

Policia e Kosovës sot ka njoftuar për arrestimin e pesë personave të dyshuar për veprën penale “Krime Lufte”.

Me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh, me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar.

Gazeta ka mësuar edhe ekskluzivisht emrat e katër nga pesë të arrestuarve për këtë vepër, bëhet fjalë për: Dragan Cvetkoviq, Dragan Niçiq, Slobodan Jevtiq, Milça Shosiq.

Cilat akuza rëndojnë mbi ta?

Ata akuzohen se kishin kryer vrasje, plagos, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për personat e lartcekur do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit