spot_img
Tuesday, December 24, 2024
spot_img

“Këta janë më horra se Isa Mustafa…të pabesë”: Si e ofendonte Mihali LDK-në në mesazhet me Krasniqin?

Në prill të vitit 2022 kishte shpërthyer skandali për punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Në KEK ishin punësuar familjarë e militantë të zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes.

Kjo temë ishte diskutuar edhe në mesazhet ndërmjet ‘komisares’ së VV-së, Dejona Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

Për këto punësime, sipas mesazheve, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte dërguar email zyrtarisht në KEK për të kërkuar informacione.

Pas kësaj kërkese, LDK-ja kishte publikuar emrat e punësimeve në një konferencë për media.

Merre me mend, i bënë konferencat pastaj kërkojnë takim. Këta janë më horra se Isa Mustafa”, i kishte shkruar Mihali ish-kryeshefit të KEK-ut.

“Unë po mendoj mos t’i përgjigjem njëherë”, ia kthen Krasniqi.

“Leje të premten pasdite”, ia kthen Dejona Mihali.

Në një tjetër mesazh më poshtë, ajo i kërkon Krasniqit të ketë kujdes, pasi ‘ata janë të pabesë’.

“Edhe kujdes me ta se janë të pabesë dhe do t’i shtrembërojnë çkado që flet”, i shkruan Mihalit-Krasniqit për zyrtarët e LDK-së.

Diskutimi për LDK-në dhe për skandalin me punësime vazhdon në të tjera mesazhe.

Mihali ia përcjellë Krasniqit njoftimin e LDK-së se do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori për punësimet në KEK.

Ish-kryeshefi i KEK-ut ia kthen se e ka parë këtë njoftim.

Në ftesën zyrtare për takim që ua kishte nisur LDK-ja për të marrë më shumë informata rreth punësimeve, Nagip Krasniqi zgjedh të përgjigjet. Megjithatë, para se ta kthejë përgjigjen zyrtarisht, ia dërgon Dejona Mihalit për një tjetër verifikim.

Megjithatë, versioni i Nagip Krasniqit nuk pranohet në tërësi nga Dejona Mihali. Kjo e fundit ia jep redaktimet e fundit para versionit final.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit