spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

Këta janë kandidatët për një pozitë për gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka publikuar emrat e katër kandidatëve për një pozitë për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Ali Kutllovci, Fatos Sejdijaj, Sabit Sadikaj dhe Shaban Shala janë kandidatët që kanë plotësuar kushtet për t’iu nënshtruar procesit të intervistimit për t’u avancuar në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, procesi i intervistimit të kandidatëve pritet të zhvillohet më 4 mars 2025.

Paneli para të cilit do të zhvillohen intervistat janë: Kadrije Goga–Lubishtani– kryetare e panelit, Albert Zogaj, Vilard Bytyqi, Ahmet Imami dhe Milena Deriq- anëtarë, kurse Zydih Haziri dhe Teuta Ibrahimi anëtarë rezervë të panelit.

Kujtojmë që KGJK në mbledhjen e 337-të të mbajtur më 26 dhjetor 2024 kishte bërë shpalljen e konkursit të brendshëm për këtë pozitë.

Ky proces do të monitorohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit