spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Këta janë dy vëllezërit që mbetën të vrarë në Fier

Mesditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit, ku dy vëllezërit Gramos dhe Lavdosh Kurtaj, u ekzekutuan nga shtetasi Altin Kuka.

Mësohet se viktimat Gramos dhe Lavdosh Kurtaj, (nip dhe xhaxha) janë plagosur dhe kanë humbur jetën në spital.

Mendohet se shkak ka qenë një konflikt pronësie, por ende nuk është komunikuar zyrtarisht nga policia.

Pas krimit, autori Altin Kuka, është vetëdorëzuar në polici. E ndërsa policia edhe FNSh ishin nisur drejt vendit të ngjarjes, 49-vjeçari, ka shkuar i qetë në ambientet e komisariatit të policisë për t`u vetëdorëzuar.

Pas vrasjes së dyfishtë, Kuka u vetëdorëzua në polici bashkë me armën e zjarrit. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku 49-vjeçari Kuka hapi zjarr mbi dy vëllezërit Kurtaj, duke i lënë të vdekur në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit