Sunday, April 6, 2025
spot_img

Këta janë dy vëllezërit nga Kosova të ekstraduar në ShBA, akuzohen për mashtrim dhe vjedhje identiteti të amerikanëve

Dje Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se dy Kosovë të akuzuar për mashtrimin e amerikanëve janë ekstraduar në ShBA.

Të ekstraduarit janë vëllezërit Ardit dhe Jetmir Kutleshi. Ambasada amerikane theksoi se ekstradimi u bë falë  koordinimit të shkëlqyer dypalësh sipas Traktatit të Ekstradimit SHBA-Kosovë.

“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurtë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tutje.

Image

Ardit Kutleshi

Sipas një njoftimi të Departamentit amerikan të Drejtësisë, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar një faqe interneti dhe tregu i paligjshëm i dedikuar për shitjen e informacioneve të vjedhura personale, pajisjeve të aksesit dhe mjeteve të tjera për kryerjen e krimit kibernetik dhe mashtrimit.

Po ashtu, lidhur me rastin nga autoritetet në Kosovë, asokohe ishin arrestuar administratorët e kësaj faqeje, të quajtur Rydox, Ardit Kutleshi, 26 vjeç, dhe Jetmir Kutleshi, 28 vjeç.

Image

Jetmir Kutleshi

Një administrator i tretë i kësaj faqeje, shtetasi i Kosovës Shpend Sokoli, ishte arrestuar në Shqipëri nga Organi i Posaçëm Kundër Korrupsionit (SPAK). Sokoli pritet të akuzohet dhe të ndiqet penalisht në Shqipëri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit