Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Këta janë dy vëllezërit e moshuar që u rrahën mes vete në Leposaviq, e bëjnë njëri-tjetrin për spital

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve të cilat nuk arrijnë të zgjidhen me fjalë, shpesh herë eskalojnë në përleshje e dhunë fizike, duke lënë edhe persona të lënduar rëndë.

Nuk janë të rralla rastet kur këto sulme fizike ndodhin edhe mes kushërinjve apo familjarëve, për lloj-lloj motivesh. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në fshatin Popovcë të Leposaviqit.

Siç mëson media, një konflikt mes dy vëllezërve ka shpërthyer për shkak të një çështjeje prone, duke rezultuar në një përleshje fizike brutale.

Gazeta mëson ekskluzivisht se bëhët fjalë për Hranislav Vukicevic, rreth 77 vjeçar dhe Vukoman Vukicevic, rreth 65-vjeçar, të cilët janë përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje të ashpër.

Konflikti ka çuar në lëndime trupore për të dy palët, të cilët më pas kërkuan ndihmë mjekësore.

Policia dhe njësia e hetimeve kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit dhe kanë trajtuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ku me urdhër dy vëllezërit janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe rasti është proceduar për hetime të mëtejshme në procedurë të rregullt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit