Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë.
Nga numërimi i 90,41% e vendvotimeve të procesuara, shefja e Grupit Parlamentare të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 61 mijë e 945 vota.
Ndërsa, i dytë më i votuar nga shefat e Grupeve Parlamentare është Abelard Tahiri nga PDK me 18 mijë e 629.
Kurse, Arben Gashi nga LDK është votuar 13 mijë e 719 herë, si dhe Besnik Tahiri nga AAK 8 mijë e 6 herë.