spot_img
Saturday, March 15, 2025
spot_img

Kështu pritet të duken ulëset në Kuvend pasi u shpallen rezultatet përfundimtare

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, për herë të parë është bërë i mundur stentimi i arterieve karotide.

Kjo arritje është bërë e mundshme falë bashkëpunimit që Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka me doktorin Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari e ka quajtur një ditë historike për popullin e Kosovës sepse, sipas tij po fillon një ditë e re e trajtimit që deri më tash nuk ka qenë në Kosovë.

“Sot kemi zgjedh tre pacient, të tre të gjinisë mashkullore, janë të moshës së shtyrë mbi 70 vjeçar…Pacienti i parë ku është kryer intervenimi ka qenë 72 vjeçar me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë sepse ka qenë patologjia e pacientit më e komplikuar sesa që kemi pritur dhe ka shkuar me sukses, falënderojmë dhe profesorin Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi, gjithashtu dhe doktor Lulzim Vokrri dhe doktor Luan Jaha, si dhe kolegët e tjerë të Vaskulares, të cilët kanë asistuar në rastin në fjalë”, tha Rudari në konferencën për media.

Për dallim nga herët e kaluara, intervenimi ai tha është më pak invaziv dhe pacientit nuk i shkakton më shumë plagë si dhe gjakderdhje, sikurse bëhej më parë në mënyrën e hapur.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për pajisjen e kësaj klinike me mjetet e nevojshme për të kryer intervenime të tilla.

Po ashtu edhe doktori Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi ka folur rreth kësaj mënyre të re intervenimi në Kosovë.

Doktor Lulzim Vokrri tha se ky do të jetë vetëm hapi i parë dhe i ardhshëm që do të zhvillohet kirurgjia vaskulare në Kosovë.

Kurse, doktor Luan Jaha tha se pritet që së shpejti të fillohet me procedura në arteriet e tjera, si në arteriet e ekstremiteteve, në aortë. “Me ndihmën e kolegëve nga Greqia, por dhe nga vendet e tjera që ta qojmë përpara këtë shërbim në Kosovë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit