Para 7 viteve qytetet serbe dhe Beogradi ishin të rrethuar, andej nga kalonte kombëtarja e Kosovës në hendboll!
Në ballë të kombëtares Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i shoqëruar nga Eugen Saraçini, kryetar i FHK-së në atë kohë.
Faruk Shala tha se pa diçka që nuk e priste:
“Pash snajperistë mbi ura!
Mbi 12 mijë forca serbe të angazhuar, madje edhe me snajper, përcillej kombëtarja e Kosovës, një rrethim i hekurt për sigurinë tonë”, – kështu thotë Faruk Shala ish selektor i Kosovës U-20 (femrat) dhe për një moment e tradhtojnë lotët!
Përlotet nga emocionet sepse u bë selektori i parë nga shteti ynë që mbajti stërvitjen në Kovillovo të Beogradit me 22 mars të vitit 2018.
“Emocione burrë. Në shpinë shkruante Kosova, këndej na ruante njësia speciale serbe në stërvitje.
Aty e ndjeva veten se sa i madh jam”, thotë Shala.
“Stervjtja e kombëtares së Kosovës e mbajtur në vitin:2018 në Beograd më flamur të Kosovës.
12 mijë forca speciale të Serbisë përgjegjëse për sigurinë e kombëtares së Kosovës”, ka thënë Shala.
“Kishte momente emocionuese, vashat e hodhën vallen e Shotës në mes të hotelit të Beogradit.
Nuk përshkruhet ajo histori.,
Jam me fat që i takoi kësaj epoke”, thotë me krenari Shala.
Nuk duhet harruar një fakt, mjekja e kombëtares së Kosovës, Erlinda Hakaj, në vitin 2018, ishte një vajzë e guximshme, një burrneshë e kohës, tinëzisht dërgonte foto nga Beogradi, për të treguar atmosferën brenda hotelit dhe jashtë saj, duke dhënë një kontribut madhor!
Askush nuk e dinte se Erlinda po na dërgonte foto, të gjiithë e akuzonin Faruk Shalën se po e bënë një gjë të tillë e madje duke e qortuar, mos dërgo foto se po na rrezikon!
Kosova nuk u lejua që të zhvillojë ndeshjen, gara kualifikuese për Kampionat Botëror u anulua dhe Serbia u dënua rëndë nga EHF,
Federata e Hendbollit të Serbisë ishte dënuar me 15 mijë euro si dhe i është hequr mundësia e organizimit të turneve të EHF-së.