Këshilltari i ish-presidentit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj sipas udhëzimeve të Pacollit ka pasur një diskutim me Musalia Mudavadin, ministrin e Jashtëm ë Kenias.
Të dy kanë biseduar në lidhje me Kosovën.
Zyberaj ka thënë se në muajin shkurt, Kenia nën lidershipin e presidentit Ruto pritet të fitojë në zgjedhje edhe pozitën më të lartë udhëheqëse të Unionit Afrikan.
“Duke u shndërruar edhe de jure në lider të kontinentit”, ka thënë ai.
“Disa gjëra interesante janë në proces—më shumë lajme së shpejti”, ka thënë Zyberaj.