spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti i përgjigjet ambasadorit gjerman në Kosovë

Gjatë ditës së enjte, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, nuk ka arritur ta bindë kryeministrin Albin Kurti për kompromis për CEFTA-n.

E kësaj deklarate i është përgjigjur këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj.

Në reagimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Zulfaj ka thënë se pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, ka një zgjidhje kompromisi.

Teksa ka shtuar se Serbia e ka kushtëzuar zgjidhjen me heqjen e masave nga Kosova.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin për të diskutuar mbi mundësitë e zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA. Pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, kemi një zgjidhje kompromisi.  Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura. Masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit tonë. Ato nuk janë marrë nga Ministria e Tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë.  Kosova është shteti më proaktiv në Procesin e Berlinit dhe Kryeministri Kurti ka promovuar vazhdimisht integrimin e mëtejmë të rajonit,” ka shkruar Zulfaj.

Ndryshe, Rohde tha se nëse është e nevojshme, shtetet e tjera do të vazhdojnë pa Kosovën në marrëveshjen e BE-së për lehtësimin e këmbimeve tregtare për vendet e rajonit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit