spot_img
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Kërstiq: Lista Serbe nuk është komunitet serb, por organizatë mafioze

Gazetari serb, Branislav Kërstiq ka thënë se Lista Serbe nuk është komunitet serb, por organizatë mafioze.

“Lista Serbe është një organizatë mafioze e koordinuar nga Beogradi, e cila në Kosovë është e regjistruar si parti politike. Unë në flas në emër të 60% të qytetarëve të zakonshëm”, ka thënë Kërstiq teksa ka debatuar me panelistët në ‘Politiko’ lidhur me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Tutje, deputeti i pavarur Haki Abazi ka thënë gjithashtu se Lista Serbe nuk i përfaqëson interesat e komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës, ngaqë sipas tij, ata i kanë bojkotuar 10 ulëset e tyre në kuvend.

“Sipas Kushtetutës, Lista Serbe ka 10 ulëse në kuvend. Tashmë ato ulëse janë të zbrazura. Kjo rrjedhimisht i bie që interesi i komunitetit serb nuk përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Abazi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit