Thursday, April 10, 2025
spot_img

Kërkohet një muaj paraburgim për Klodian Coklin, i arrestuar për plantacionin 5 milionësh të kanabisit në Kosovë

Policia kufitare e Kosovës ka arrestuar në kufi të shumëkërkuarin Klodian Cokli, i dyshuar për përfshirje në rastin e shkatërrimit të kanabisit në Pejë, me vlerë 5 milionë euro.

Burimet bëjnë me dije se Cokli po tentonte të hynte në Kosovë përmes kufirit nga Shqipëria. Prokurori i rastit, Ersan Qavolli, që ka shkatërruar grupin kriminal, pjesë e të cilit ishte edhe Cokli, ka kërkuar nga gjykata që t’i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në arsyetimin e kërkesës thuhet se kjo masë është kërkuar pasi janë përmbushur kushtet ligjore për të caktuar paraburgimin, duke u bazuar në rrezikun e arratisjes, rrezikun e ndikimit mbi dëshmitarët dhe asgjësimin e provave, si dhe rrezikun për përsëritje të veprës penale.

Policia është në kërkim edhe të Shkëlqim Xhiaj.

Pas shkatërrimit të një plantacioni të kanabisit në Pejë vitin e kaluar, vlera e të cilit kapte shifrën e 5 milionë eurove, Policia e Kosovës ishtë vë në kërkim të dy shtetasve shqiptarë të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Në nëntorin e vitit 2024, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, autoritetet kanë shkatërruar plantacionin e kanabisit dhe kanë lëshuar urdhër-arrest për 9 persona.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë shpallur në kërkim për veprat penale “kultivim i bimës së hashashit” dhe “blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Policia ka publikuar fotot dhe të dhënat e dy shtetasve të kërkuar, duke apeluar për bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tyre. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur të gjithë rrjetin e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në nëntorin e vitit të kaluar, Gazeta kishte raportuar për një aksion anti-drogë të zhvilluar më 27 shtator në Pejë, ku Policia e Kosovës kishte sekuestruar 1 mijë kilogramë drogë.

Ky aksion kishte qenë pjesë e hetimeve për një grup të dyshuarish të akuzuar për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit.

Grupi dyshohej për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas hetimeve, grupi kishte mbjellë rreth 2,850 bimë kanabisi, të cilat kishin për qëllim tharjen dhe shitjen.

Mbjellja e kanabisit ishte kryer në disa parcela, pronarët e të cilave ende nuk ishin identifikuar.

Policia kishte arritur të sekuestrojë telefonin e një prej të arrestuarve, i cili pritej të ekzaminohej për detaje të mëtejshme të aktivitetit kriminal.

Deri atëherë, një shtetas shqiptar, Aleks Gërbi, ishte arrestuar, ndërsa nëntë të tjerë ishin në arrati.

Hetimet për grupin vazhdonin.

Në lidhje me rastin, media kishte mësuar gjithashtu se në Republikën e Shqipërisë ishte arrestuar Erion Etemaj, me urdhër të Prokurorit Ersan Qavolli.

Për të dyshuarin pritej që Prokuroria të kërkonte ekstradimin e tij në Kosovë.

Ky aksion kishte qenë nën udhëheqjen e Prokurorit Ersan Qavolli dhe vazhdonte të ishte pjesë e një hetimi më të gjerë lidhur me trafikun e narkotikëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit