Rasti i famshëm i tentativës së shantazhit të familjes së Majkëll Shumaker vazhdon të jetë kryefjalë. E fundit ka të bëjë me Korinën, gruaja e shtatë herë kampionit të botës në F1.
Partnerja e Kaiserit ka kritikuar ashpër dënimin e dhënë ndaj ish-truprojës së tij, Markus Fritshe. Ajo e quan atë tepër “të pakënaqshme” për personin që ajo e konsideron si organizatorin e komplotit që i bëri ata të kalonin shumë ditë ankthi dhe shqetësimi.
Kujtojmë se së fundmi treshja e të pandehurve mori dënimin e duhur në një gjyq të zhvilluar në Gjykatën Administrative të Wuppertalit . Ata u sanksionuan sepse kërcënuan se do të publikonin video dhe foto të ish-pilotit gjerman.
Në tentativën e zhvatjes ata kanë kërkuar 15 milionë euro. Shumi nuk është parë në publik që nga aksidenti i tij i frikshëm me ski në vendpushimin alpin të Méribel në dhjetor 2013.
Tre shantazhuesit ishin Jillmaz Tozturkan (53 vjeç), një gënjeshtar në një klub nate, dënimi i të cilit është tre vjet burg, dhe djali i tij Daniel Lins (30 vjeç), i cili mori një dënim më të butë, ashtu si Fritshe (53 vjeç). Dy të fundit janë në lirim me kusht: i pari për gjashtë muaj dhe i dyti për dy vjet.
Një tradhti e pafalshme
“Ne kemi apeluar sepse besojmë se dënimi është shumë i butë. Sipas mendimit tim, ai (Markus Fritshe) ishte truri pas gjithë kësaj. Ajo që më trondit më shumë është tradhtia e besimit tonë. Ai duhet të marrë një dënim shembullor për të penguar të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë,” zbuloi Korina në deklaratat e mbledhura nga “Sky Germany”.
Familja Shumaker kishin shprehur më parë pakënaqësinë e tyre për dënimet e buta të dhëna. Tilo Dem, avokati i familjes, tha se ata planifikonin të apelonin vendimin.
“Ne nuk pajtohemi me vendimin e gjykatës. Jemi të sigurtë se do të shterojmë të gjitha opsionet ligjore që kemi në dispozicion. Nuk e dimë se ku është hard disku që mungon. Pra, ekziston mundësia e një komploti tjetër”, theksoi avokati.