spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Kërcënohet Presidenti i FSHF-së Armand Duka, pesë në pranga

Pesë persona kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ata janë arrestuar dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë ditën e sotme në Durrës.

Në pranga kanë rënë shtetasit Redian Haxhi, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani.

Ky i fundit është president i klubit të futbollit Iliria të Fushë Krujës dhe e ka kërcënuar kreun e FSHF për probleme në lidhje me futbollin.

“Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit