Sunday, July 13, 2025
spot_img

Kërcënohet me vdekje kryeshefi Ekzekutiv i Trainkos, Agron Statovci

Kryeshefi Ekzekutiv i Hekurudhave të Kosovës, Trainkos Sh.A., Agron Statovci, është kërcënuar me vdekje gjatë ditës së sotme, pas reformave dhe ristrukturimeve të ndërmarra brenda kompanisë.

Burime brenda ndërmarrjes bëjnë të ditur se dyshohet që kërcënimet kanë ardhur si pasojë e vendimeve të Statovcit kundër individëve të përfshirë në abuzime me pozitat zyrtare.

Reformat e zbatuara kanë përfshirë masa të ashpra për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe ndëshkime për ata që kanë keqpërdorur detyrat e tyre brenda ndërmarrjes.

Rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës në stacionin e Fushë Kosovës dhe tashmë ka nisur një hetim lidhur me kërcënimet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit