spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Kelmendi: Pushtetet janë ndërruar, Vehbiu ka mbetur i njëjti; s’ka çip nane që e ndalë

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka dalur në mbrojtje kolegut, Vehbi Kajtazi, i cili ka gjetur një pajisje përgjuese në veturën e tij.

Kelmendi ndër të tjera ka thënë se pushtetet janë ndërruar, derisa Kajtazi ka mbetur i njëjti. Tutje Kelmendi ka ironizuar me frazun: “me aq sa sa e njoh s’ka çip nane që e ndalë”.

E plotë:

Kjo paranoja e pushtetit tashmë ka filluar të marrë përmasa aq paradoksale sa që lakmi do t’ia merrte edhe Alan J. Pakula.

Nëse secili kritik i pushtetit (pushteteve) do të merret si armik i shtetit – kemi të bëjmë me një udhëheqësi deluzionale.

Nëse secili që nuk frikësohet shpallet i çmendur nga psikiatrit e oborrit – tregon për synime jo aq të fisme për shtetin.

Vehbiu dhe kolegë të tjerë, kritikë ndaj secilit që e kanë vlerësuar se meriton kritikë, pavarësisht nga cila parti a pari, meritojnë përkrahje dhe jo abuzim.

Vehbiun e kam koleg dhe mik! Ka edhe raste kur nuk jemi pajtuar e nuk pajtohemi, por më të shpeshta janë ato ku pajtohemi!

Por, Vehbiut askush nuk mund t’ia mohojë kontributin në gazetarinë dhe opinionin publik kosovar.

Për punën e tij flasin edhe shpërblimet e shumta e edhe puna në themelimin dhe drejtimin e mediumeve.

Pushtetet në Kosovë janë ndërruar.

Vehbiu ka mbetur i njëjti!

Dhe, me aq sa e njoh, s’ka çip nane që e ndalë!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit