spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Kelmendi: Më herët nuk e kemi pa zullumin ndaj Palestines, Izraeli është i padrejtë

Ish-deputeti, Gëzim Kelmendi, tha se Izraeli është i padrejtë dhe po shkakton dhunë dhe vrasje ndaj palestinezëve.

Kelmendi tha se zullumi ndaj palestinezëve ka ndodhë që një shekull.

“Për bindjet e mia personale nuk ka dallim mes regjimit iranian, izraelit apo Hezbollah në raport me palestinezët në veçanti dhe myslimanët në përgjithësi. S’ka dallim, këta janë një vijë. Ideja se këta do të hynë në konflikt apo luftë është e pabesueshme sepse interesat janë të përbashkëta, secili vend qoftë Irani apo Izraeli synojnë të gllabërojnë territore sa më shumë në atë zonë në raport me Sirinë, Palestinën dhe të tjerët”, tha Kelmendi.

“Këta e kanë një të përbashkët nuk përjashtohet lufta fetare por edhe territoriale ndaj myslimanëve. Prej vitit 1947 kur Asambleja e Kombëve të Bashkuara e ka nda Palestinën dhe ja ka dhënë një pjesë të territorit Izraelit, prej atij viti Izraeli nuk e ka nda regjimin, dhunën, vrasjet ndaj palestinezëve por këtë që po shohim ne sot në Gaza është falë teknologjisë, përndryshe i njëjti zullum është shkaktu ndaj palestinezëve gati një shekull, por ne nuk e kemi pa, avancimi i teknologjisë na ka mundësu t’i shohim”, tha Kelmendi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit