Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Kelmendi i ETC-së: Shtrenjtimi i rrymës  i godet konsumatorët, bizneset do ta kalkulojnë çmimin e energjisë së importuar

Bizneset e mëdha në Kosovë do të përballen me një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike deri në 30%, pas një vendimi të ri të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Ky vendim, i cili hyn në fuqi më 1 qershor, do t’i detyrojë kompanitë me mbi 50 punonjës ose me një qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Ky ndryshim do të ndikojë në mënyrën se si bizneset e mëdha furnizohen me energji, pasi ato do të kenë mundësinë të blejnë energjinë nëpërmjet kontratave me operatorët e tregut, në vend që të përdorin furnizuesin e rregulluar të energjisë.

Ramiz Kelmendi, Drejtor i Kompanisë “Elkos Group-ETC”, tha se çdo ndryshim i çmimit të energjisë elektrike është një kosto për biznesin, por gjithashtu edhe për qytetarët.

“Çdo ndryshim I energjisë elektrike, për biznesin është kosto por edhe për qytetarin’’, tha Kelmendi.

Ai deklaroi se është iluzion të mendohet se bizneset do të penalizohen nga ky vendim.

Sipas Kelmendit, biznesi do ta kalkulonte energjinë elektrike të shpenzuar në produkte dhe shërbime dhe, në fund të fundit, qytetari do të jetë ai që do të paguajë për këtë rritje të kostos.

‘’Iluzion është të mendosh se biznesi do të sanksionohet ,biznesi do e kalkulojë energjinë elektrike të shpenzuar në produkte të shërbimit që e kryen dhe qytetari prapë duhet të paguajë’’, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit