Wednesday, April 2, 2025
spot_img

Kelly përplaset me Rozanën, e akuzon për konflikt fizik në një format televiziv: Është kapur për flokësh…

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Kellyt dhe Rozanës në ‘Prime’, ku ky i fundit akuzoi artisten se është përfshirë në një konflikt fizik me një vajzë në një format të ngjashëm televiziv në Kosovë.

Kelly deklaroi se Rozana, e cila shpesh mbron të drejtat e grave, është përfshirë në një sherr fizik në të kaluarën.

“Ka qenë një format i tillë dhe zonja që pretendon se mbron gratë, është kapur për flokësh me gratë. Ka 10 vite ky muhabet”, tha ai.

Ndërkohë, Rozana e mohoi këtë akuzë, duke sqaruar se konflikti nuk ka ndodhur brenda formatit televiziv dhe se ajo ka dalë e pafajshme pas një procesi gjyqësor.

“Kemi qenë në një format të quajtur ‘Big Shtëpia’. Kemi pasur konflikte, por asnjëri nuk është prekur me duar. Konflikti ka ndodhur jashtë shtëpisë dhe unë kam dalë e pafajshme. Konflikti ka shkuar në proces gjyqësor”, u shpreh ajo.

Në debat u përfshi edhe moderatori Ledion Liço, i cili ndërhyri duke thënë se secili duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë.

“Nëse thoni një gënjeshtër apo diçka që bie ndesh me atë që di publiku, atëherë do të gjykoheni nga publiku”, tha ai.

Rozana, e bindur në deklaratat e saj, sfidoi që të publikohej çdo material që do të dëshmonte të kundërtën.

“Më nxirrni çfarë të doni, sepse jam shumë krenare për jetën time. Nëse kjo video ekziston, le të dalë. Ka ndodhur në Kodrat e Liqenit. Nëse do kishte ndodhur një konflikt fizik, unë do isha përjashtuar. Unë kam qenë në finalen e atij edicioni”, theksoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit