spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

Katër të vdekur nga fishekzjarrët në Gjermani gjatë festimeve të Vitit të Ri

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e aksidenteve të lidhura me fishekzjarrët gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Në Berlin, mbi 300 persona u arrestuan të martën mbrëma.

Megjithatë, policia gjermane ka bërë të ditur se këtë vit nuk pati dhunë apo incidente të mëdha, ndryshe nga rastet e mëparshme, raporton “BBC”.

Përdorimi i fishekzjarrëve për festimin e Vitit të Ri është bërë objekt kritikash vitet e fundit.

Në disa shtete, madje, është kërkuar ndalimi i tyre, veçanërisht pas trazirave dhe sulmeve ndaj ekipeve të emergjencës gjatë festimeve të vitit të kaluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit