spot_img
Thursday, March 20, 2025
spot_img

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës – PAMJE

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vogovë, afër pikës kufitare Qafë Prush, në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga zjarrfikësit e Gjakovës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të lënduar.

“Sot, në fshatin Vogovë (afër pikës kufitare Qafë Prush), ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë janë lënduar rëndë katër persona. Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar dhe për të siguruar personat e lënduar, duke ofruar ndihmën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit