spot_img
Tuesday, November 5, 2024
spot_img

Kastrati: Të punojmë intenzivisht që ta shporrim qeverinë antishqiptare të Kurtit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka shprehur shqetësim lidhur me mungesën e drejtësisë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka theksuar se “sot e katër vite shteti ynë e vuan mungesën e heronjve të saj” dhe se Kosova ka përjetuar degradim nën qeverisjen e Albin Kurtit.

Kastrati, në një postim në Facebook, ka apeluar për angazhim të përbashkët për të “shporrur nga pushteti qeverinë antishqiptare e kriminale të Kurtit”, duke kërkuar një rikthim të liderëve të UÇK-së në atdhe.

“Sot e katër vite Kosova është degraduar nga qeverisja mafioze e Kurtit! E presim me padurim kthimin e dy heronjëve të Kosovës në Atdhe! I mungojnë Kosovës më shumë se kurrë! Të punojmë intenzivisht që ta shporrim nga pushteti qeverinë antishqiptare e kriminale të Kurtit!”, ka shkruar deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati”, ka shkruar Kastrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit