spot_img
Monday, January 6, 2025
spot_img

Kastrati renditë projektet strategjike të anuluara e refuzuara të Qeverisë Kurti

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se Kurti sikurse në opozitë ashtu edhe në pozitë, ka anuluar e refuzuar projekte strategjike të cilat sipas tij kanë qenë të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kastrati gjithashtu ka thënë se ”për shkak të këtyre anulimeve Kosova ka humb betejën energjetike dhe i ka mundësuar që atë betejë ta fitojë mafia energjetike që i tranferojnë milionat Martinit nga Beogradi. Pra, milionat nga shitblerja e rrymës”.

Tutje ai ka renditur projektet e luftuara, të refuzuara dhe të anuluara nga VV dhe Kurti.

Postimi i plotë i tij:
KURTI – DOSTAT E TIJ NAGIPI E MARTINI, SABOTIMI DHE REFUZIMI I PROJEKTEVE VENDORE ENERGJETIKE DHE BLERJA E RRYMËS ME TAKSA TË QYTETARËVE NË SERBI

Kurti si në opozitë si në pozitë, ka luftuar, refuzuar dhe anuluar projekte strategjike të rëndësishme për ekonominë e vendit.

Për shkak të këtyre anulimeve Kosova ka humb betejën energjetike dhe i ka mundësuar që atë betejë ta fitojë mafia energjetike që i tranferojnë milionat Martinit nga Beogradi. Pra, milionat nga shitblerja e rrymës.

Po të ishin realizuar këto projekte sot Kosova do të eksportonte miliona euro rrymë dhe do të siguronte zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Mafia energjetike në rajon operon duke shitur energji me çmim më të ulët se tregu ndërkombëtar dhe duke blerë atë me çmim më të lartë.

Si duket prodhimi vendor i energjisë është sabotuar qëllimshëm nga Kurti dhe dostat e tij Nagipi e Martini për të blerë rrymë pastaj nga Serbia. Ky skenar bëhet edhe më i besueshëm pas akuzës për abuzime në shit-blerjen e energjisë te rasti i Nagipit të VV-së dhe nga transferet milionëshe financiare nga GEN-I, në Beograd te Martin Berishaj i VV-së.

Më poshtë projektet e luftuara, të refuzuara dhe të anuluara nga VV dhe Kurti:

Që nga 2005 e tutje VV dhe “patriotët ambiental” kanë protestuar ashpër kundër ndërtimit të kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike, në fillim 2100 megavatorë e pastaj 1100 megavatë orë;

Qeveria Kurti ka refuzuar projektin energjetik Kosova e
Re që do të siguronte 500 megavaorë me arsyetimin se nuk ishte mjaftueshëm i pastër dhe i gjelbërt;
3.
Qeveria Kurti ka refuzuar edhe projekte të energjisë që ishin mjaftueshëm të pastra dhe të gjelbërta. Ata kanë refuzuar gjigantin francez Akuo Energy si investitor strategjik . Investimi parashihte 120 milionë euro për kapacitet prodhimi për 100 megavatorë nga energjia e erës. Pas refuzimit Akuo Energy zgjodhi të investojë milionat në Maqedoninë e Veriut;
4.
Qeveria Kurti ka refuzuar projektin madhor të gazsjellësit amerikan të ofruar nga ShBA përmes Millennium Challenge Corporation (MCC). Ky grant 200 milionë dollarësh përfshinte ndërtimin e gazsjellësit Shkup-Prishtinë që do të mundësonte lidhjen me rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror përmes TAP-it (Gazsjellësi Trans-Adriatik). Projekti parashikonte edhe ndërtimin e një termocentrali me gaz, me një kapacitet prej 250 megavatë orë;
Si mund të refuzohet një projekt i tillë që siguron të ardhmen e fëmijëve tanë?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit