Thursday, October 17, 2024
spot_img

Kastrati: Kurti merr këshilla nga Tirana, këshilla të kohës së Enver Hoxhës

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka deklarauar se kryeministri Albin Kurti i ka disa këshilltarë në Tiranë që i japin mësimin Kurtit se si të flasë në Bruksel.

“Këta i kanë disa këshilltarë politik në Tiranë që e mësojnë Albinin me tregu përralla ideologjike kur ka shku ai në Bruksel e në Paris, se mo nuk po shkon, përjashtim që po shkon në Paris me i marrë meritat e Distrias e sportistave,” u shpreh Kastrati.

Kastrati thotë që të mirren meritat e sportistave që sipas tij “ashtu bën kryeministri” është turp i botës.

Teksa shton se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Kurti nuk ka mundësi që të zhvillojë ndonjë vizitë atje.

Sipas Kastratit ata që e këshillojnë Kurtin janë “këshilltarë nga Tirana”, të cilët i japin këshilla nga koha e Enver Hoxhës.

“Për SHBA mos të flasim ky nuk ka shanca me bo vizitë atje, ata që e kshillojnë, këshilltarë të Tiranës, këshilla që iu vie era myk të kohës së Enver Hoxhës, ata e kanë bërë në këtë ditë, ky shkon i tregon BE-së si do duken ato politikat e jashtme të BE-së e ata qeshin, vendi më i varfër në Evropë që ka migrimin më të madh, korrupsion e fukarallëk iu tregon asi ligjërata akademike e romantike BE-së se si do ti bënin politikat e jashtme ata qeshin se ky nuk e ka në përshkrim të punës atë punë por e ka me zhvillu këtë vend me luftu korrupsionin e me bo ndonjë njohje,” tha Kastrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit