spot_img
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Kastrati “ironizon” me Kurtin: Teksa qytetarët jetojnë në varfëri, kryeministri mban fjalime për liqenin e Ujmanit e urën e Ibrit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për renditjen e Kosovës në vendin e dytë si vendi më i varfër në Evropë sipas “The World Statistic”.

Kastrati, përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se qytetarët e vendit janë me xhepin bosh, por që mbesin “peng” i kryeministrit nga premtimet e parealizuara.

Ai shtoi teksa qytetarët jetojnë në mes të thatësirës së varfërisë, kryeministri Kurti mban fjalime e lavde për urën e Ibrit dhe liqenin e Ujmanit.

“Sipas ‘The World of Statistics’, Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Ukrainës (e cila është në luftë).Qytetarët me xhepin bosh mbesin peng të premtimeve të paplotësuara të Kurtit. Ata janë peng të valëve retorike të Kurtit për notin në Ujman e të cilat ai i ngrit mbi ëndrrat e tyre të zbehura. Qytetarët jetojnë në mes të thatësirës së varfërisë, ndërsa Kurti shpalos fjalime të mëdha e lavde për notin në Ujman e urën në Mitrovicë. Në Kosovën e zhytur më varfëri valvitet flamuri populist i Kurtit i ngritur në rrënojat e ëndrrave e zemrave të thyera të rinisë kosovare”, ka shkruar Kastrati.

“Kur retorikat e tepruara shpërfillin nevojat ekonomike të popullit, ajo që mbetet është një komb i ndarë mes premtimeve të zbrazëta dhe realitetit të hidhur”, vijoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit