Thursday, October 17, 2024
spot_img

Kastrati: Droja e KFOR-it për hapjen e urës së Ibrit, është nga rreziku i një sulmi rus përmes Serbisë në veri

Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se deklarimet e ndërkombëtarëve, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it rreth hapjes së urës së Ibrit, paraqesin drojën e një rreziku nga një sulm rus përmes Serbisë në veri të vendit. Ku sipas tij, do të sulmoheshin edhe ushtarët e KFOR-it.

Kastrati e hodhi poshtë mundësinë e një konfrontimi ndërmjet forcave kosovare dhe KFOR-it, duke theksuar se një rezultat i tillë duhet të shmanget.

“Mendimi im personal ushtarak është; nuk ekziston ndonjë rrezik potencial që forcat kosovare në këtë rast Polica të jetë në konfrontim me KFOR-in, sepse nuk e besoj që mundet e mardh deri të ajo pikë. Nuk guxon të vijë deri te ajo pikë.

Normal që ura duhet të hapet… është çuar pluhur pak për së tepërmi, nuk është dashur që të ngrihet aq shumë pluhur rreth kësaj ure, të bëhet temë aq e madhe.

(Ndërkombëtarët) dëshirojnë të jenë të kujdesshëm të mos ndodh, ajo që ndodhi në sulmi ndaj KFOR-it, ku u lënduar ushtarët… mos po ndodh një protestë e dhunshme, mos po përdorën armë… E kanë një drojë se mos Rusia, mos po punon dhe ndërhyjë përmes Serbisë, që ngritë një konflikt dhe t’i sulmojë edhe pjesëtarët e KFOR-it”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka marrë dhe analizuar në mënyrë të mjaftueshme raportet e inteligjencës nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) dhe FSK-ja në lidhje me rrezikshmërinë e hapjes së urës.

“Paraprakisht mendoj që Qeveria e Kosovë i ka marrë raportet e analizës nga inteligjenca, AKI-ja dhe FSK-ja. Mbi rrezikshmërinë, situatën se çka nëse hapet ura, a ka rrezik nga serbët lokalë në pjesën veriore, a ka planifikim, që mund të sulmojnë apo të përdorin për sulme të dhunshme, siç kanë ndodhur vitin e kaluar ndaj forcave të KFOR-it. Gjithashtu mendoj që Qeveria ka bërë analiza dhe vlerësime të prishjes se urave të komunikimit me partnerët strategjikë dhe dje e pamë që edhe kryeministër ka pasur takimi me komandantin e KFOR-it për çështjen e urës”, ka shtuar Kastrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit