Kapiteni Amir Rrahmani ka marrë përgjegjësinë për humbjen e Kosovës sonte ndaj Rumanisë.
Rrahmani u paraqit i dëshpëruar në konferencë për media pas ndeshjes, duke deklaruar se e merr përgjegjësinë për këtë humbje.
Kapiteni dardan ka kërkuar ndryshime në formacion.
“Rezultati është i dobët dhe shumë turpërues, është një gjendje e pa imagjinueshme. Na dhemb kjo humbje sepse edhe ne duam që të arrijmë diçka të madhe”.
“E marrë përgjegjësinë totale për këtë humbje dhe duhet gjithqysh me pas ndryshime brenda fushës sepse nuk ka mundësi me lujt këto lojë edhe me humb 0:3”.