Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.
Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €.
“Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve”, njofton Dogana e Kosovës.
Te gjitha mallrat i janë nënshtruar sekuestrimit deri ne përfundimin e procedurave Doganore, si dhe palët e involvuara jane gjobitur në pajtueshmëri me Kodin Doganor.
Vlera e mallrave të zbuluara sipas Doganës arrinë në mbi 30.000 mije euro.