Monday, July 14, 2025
spot_img

Kaos në Kuvendin e Kralevës, sigurimi rrah këshilltarët e opozitës

Seanca e Kuvendit Komunal të Kralevës, Serbi u ndërpre për shkak të një incidenti që ndodhi në sallë.

Ka pasur përplasje dhe shtyrje me sigurimin, i cili qëndroi te dera e sallës dhe pengoi këshilltarët opozitarë të hynin brenda, shkruan N1.

Më parë ndodhi një incident kur një pjesëtar i sigurimit u përpoq ta largojë nga foltorja këshilltarin e Frontit Lokal, Vladan Slavkoviq, gjatë së cilës ndodhi përleshje fizike.

Në fakt, Slavkoviq doli në foltore, por kryesuesi i seancës i dha menjëherë dy vërejtje dhe i kërkoi të largohej nga salla.

Më pas sigurimi hyri në sallë dhe tentoi ta largojë me forcë nga foltorja.

Kraleva ka qenë muajt e fundit skenë përplasjesh të qytetarëve që janë organizuar në mbledhje publike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit