Monday, October 14, 2024
spot_img

Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet për kryebashkiak të Himarës

Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, pas numërimit të të gjitha kutive.

Tavo është shpallur fitues me një diferencë prej 1477 votash. Nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.

Ndërkohë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota/ 41.38%.

Pas fitores Tavo ka thënë se prioritet do të jetë turizmi, teksa theksoi se kundërshtari i tij në garë, Petro Gjikuria, është i mirëpritur për të qenë nënkryetar.

“Të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit