Kandidati për deputet i LDK-së, Nuredin Ibishi, ka befasuar me qëndrimin e tij.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK-ja hyjë në koalicion qeverisës me LVV-në e Albin Kurtit.
Duke i komentuar deklarimet e krerëve të LDK-së që janë shprehur hapur kundër një bashkëpunimi të tillë, Ibishi ka thënë se në politikë kurrë nuk duhet të thuhet “jo”.
“Nuk përjashtohet, edhe pse ka pasur deklarime, por jam bind se në politikë s’duhet thënë kurrë jo.. Nuk jam në lidership të partisë por nuk duhet shkëputur asnjë mundësi”, ka thënë Ibishi.
Në shërbim të qëndrimit të tij, ai ka përmendur edhe rastin e vitit 2019, kur këto dy parti kishin bashkëpunuar ndonëse shumë zyrtarë të LDK-së paraprakisht kishin deklaruar se nuk do të ndodhte një gjë e tillë.
“Gjithsesi mundësia do të jetë”, është shprehur Ibishi.