Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk është i gatuar që të bëjë një marrëveshje me shqiptarët, e që në thelb të saj është njohja reciproke.
Kamberi tha se Vuçiq ka arritur t’i fitojë zgjedhjet radhazi, për shkak se manipulon me sistemin zgjedhor, e sidomos sipas tij, me votat e serbëve në Kosovë e në Bosnje.
Ai shtoi se Vuçiqi po ashtu ka arritur që të blejë kohë për të shtyrë sa më shumë ballafaqimin e drejtpërdrejtë me Kosovën.
“Vuçiqi në vazhdimësi ka tentuar të blejë kohë, dhe ia ka arritë. Ka arritë që në një formë të jetë i përkëdheluri i Perëndimit, sidomos i Gjermanisë, ia ka arritë që të blejë kohë për të shtyrë dhe prolongojë sa më tepër çështjen e ballafaqimit të drejtpërdrejtë me Kosovën. Ka arritur që të mobilizojë masa të tëra për zgjedhjet e shpeshta që po mbahen atje, pikërisht në ideologjinë e kundërt, mosarritjes të marrëveshjes me Kosovën. Dhe ai e ka shfrytëzuar me mjeshtëri elektoratin serb, nacionalizmin atje, që në vazhdimësi t’i fitojë zgjedhjet bindshëm, edhe duke e manipuluar sistemin zgjedhor, edhe me votat e serbëve të Kosovës, e sidomos të serbëve të Bosnjës”, tha deputeti shqiptar.
“Përfundimisht, Aleksadar Vuçiq nuk është i gatuar që të bëj një marrëveshje me shqiptarët në të cilën njohja reciproke do të ishte ne qendër”.