Ndryshimet në pamjen e Valbona Mhillit janë të dukshme që nga nisja e karrierës së saj (jo aq të lavdishme) televizive. Por, pavarësisht kësaj, ish-moderatorja nuk e pranon, edhe pse nuk ka asgjë të keqe të duash të dukesh më bukur.
Më herët, gjatë kohës kur G Bani ishte në Big Brother dhe, duke mos e njohur mirë, kishte shfaqur simpati për të, reperi e pyet: Bona, e ke të bërë hundën?
Gjë që nënkuptonte ndërhyrjen estetike, apo siç njihet në gjuhën profesionale ‘Rhinoplastika’. Bona e mohoi diçka të tillë dhe për të qenë më bindëse shtoi edhe fjalinë ‘Kam vetëm fillers në buzë’.
Kështu, faqja e instagramit Doktor Plastik, e cila publikon ndërhyrjet estetike të ndryshme, kryesisht të VIP-ave shqiptarë, nga mjekë profesionistë të fushës, ka publikuar foto ‘para dhe pas’ të Valbonës, duke pyetur ndjekësit e saj: Çfarë ka bërë Valbona Mhilli
Opsionet janë : Rhinoplastikë (hunda operacion, filler për buzët, filler për mollëzat, të gjitha) dhe opsioni i fundit ka marrë shumicën e votave.
E meqë e thonë profesionistët, besojmë që edhe Valbona nuk ka çfarë pretendon më!
