Egli Tako, një prej banorëve më të komentuara të Big Brother Vip Albania 4, është parë jashtë kontrollit pas një debati të ashpër me konkurrenten Gerta Gixhari.
Sipas Eglit, Gerta i ka përmendur periudhën e saj të depresionit, çka ka shkaktuar reagimin e fortë të saj.
Pas debatit, Egli është parë duke qarë me dënesë.
“Kam parë ferrin, kam parë vdekjen me sy prej kësaj gjëje, s’mund ta sjell këtu“, ka thënë Egli derisa pranë po i qëndronte Rozana.
Pas kësaj, edhe Rozana ka shpërthyer në lot dhe i ka kërkuar të ndalojë: “Boll më, të lutem.”