spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

“Kam gjetur parregullsi…”, komandant Hoxha nis dëshminë me pakënaqësi, i ndërpritet fjala

Ish komandanti Ismet Tara ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

‘Komandant Hoxha’ është i 123-ti në listën e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po merret në pyetje nga prokurorja Vega Iodice.

A i tha se dëshiron të shpreh shqetësimet e tij lidhur me parregullsitë në këtë gjykatë, por fjala e tij u ndërpre nga gjyqtari i cili tha se deklaratën mund ta bëjë pasi të përfundojë dëshmia.

“Dua të shpreh shqetësimet e mija në bazë të asaj që kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë pastaj të flas”, tha ai.

Atij iu ndërpre mikrofoni nga kryegjyqtari duke i sqaruar që pasi të përfundojnë pyetjet dhe dëshmia e tij, atëherë ai mund t’i ngre shqetësimet e tij.

Ndryshe, Gjyqtari Smith ka bërë të ditur se të gjithë të akuzuarit janë në sallë pasi Hashim Thaçi është kthyer në sallën e gjykimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit