spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Kallas: Trump ka të drejtë, BE-ja s’shpenzon mjaftueshëm për mbrojtje

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Donald Trumpi ka të drejtë kur thotë se aleatët evropianë nuk po shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje.

“Presidenti Trump ka të drejtë të thotë se nuk po shpenzojmë mjaftueshëm. Është koha të investojmë. Dështimi i Evropës për të investuar në kapacitete ushtarake dërgon një sinjal të rrezikshëm drejt agresorit”, ka deklaruar Kaja Kallas gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes. “Dobësia i fton ata”.

Ajo ka thënë se SHBA-ja duhet të mbetet aleatja më e fortë e Evropës.

spot_img

Po ashtu Kallas ka folur edhe për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke thënë se për një kohë të gjatë i janë ofruar alternativa me shpresën se ai do të zgjidhte bashkëpunimin dhe prosperitetin ekonomik për popullin e tij, para ambicieve imperialiste.

“Ministria e Mbrojtjes ruse po prodhon tanke, bomba dhe predha artilerie në sasi shumë të mëdha”, thotë ajo.

Trump më herët kishte deklaruar se do ta “inkurajonte” Rusinë të “bëjë çfarë të dëshirojë me” aleatët evropianë nëse ata “nuk paguajnë” obligimet e tyre dhe shpenzimet e mbrojtjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit