Wednesday, July 9, 2025
spot_img

Kallas arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla

Ministrja e Jashtme në dorëheqje e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ka mbërritur për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës, znj. Kaja Kallas. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pata nderin të mirëpres znj. Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri”, ka shkruar Gërvalla.

Në deklarimin e saj, Gërvalla theksoi rëndësinë e kësaj vizite në një periudhë kur Kosova është e përkushtuar më shumë se kurrë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe përparimin drejt integrimit euroatlantik.

“Vizita e znj. Kallas vjen në një moment kur Republika e Kosovës është më e angazhuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, në garantimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e qëndrueshëm të agjendës euroatlantike”.

“Republika e Kosovës është një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar, një partnere e besueshme dhe një kontribuuese reale në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në kontinentin tonë. Me vullnet të palëkundur politik dhe me mbështetje të gjerë qytetare, rruga jonë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe në NATO është e qartë, e pakthyeshme dhe në përputhje të plotë me vlerat që na bashkojnë me aleatët tanë. Kosova e sotme është Evropë, për nga veprimi, përkushtimi dhe në orientim të pandryshuar drejt një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike”, përfundoi Gërvalla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit