Numri i njerëzve të vrarë nga zjarret është rritur nga 13 në 16, sipas zyrtarëve të Los Angeles.
Njëmbëdhjetë nga viktimat janë të lidhura me zjarrin Eaton në ultësirat e Pyllit Kombëtar Angeles në dhe afër Pasadena dhe Altadena.
Ndërsa pesë të tjerët janë të lidhur me zjarrin në Palisades të Paqësorit, shkruan Skynews.
Bëhet e ditur se tetë nga viktimat ende nuk janë identifikuar.
Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur prej disa ditësh dhe kanë shkaktuar viktima por edhe dëme materiale.
FBI ndërkohë ka nisur hetimet për të gjetur shkaktarin e flakëve masive.
Situata në Kaliforni po bëhet gjithnjë e më shumë dramatike sepse është zgjeruar harta e zjarreve dhe e evakuimeve.
Guvernatori i Kalifornisë bën thirrje për një hetim të pavarur se si mungesa e ujit dëmtoi luftën kundër zjarreve në zonën e Los Anxhelos.
Një shtetrrethim gjatë natës hyn në fuqi së shpejti në zonat e shkatërruara nga zjarret që flakërojnë brenda dhe përreth qytetit. Policia paralajmëron se kushdo që është përfshirë në grabitje do të arrestohet.
Zyrtarët e Los Angeles kërkuan falje pasi një mesazh i dytë alarmi i gabuar është dërguar në telefonat e banorëve, duke i paralajmëruar ata të përgatiten për evakuim.
Presidenti Joe Biden e përshkruan Los Anxhelosin si një “skenë lufte”.
Dëmet llogariten në mbi 150 miliardë dollarë. Ndërkohë, është arrestuar një person i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.