Nga Dr Adil MUSTAFA
Për Ballkanin Perendimor ka dy rrugë: ose në odën e madhe të BE-ë, ose në grehinën e Putinit në Moskë.
Për të kuptuar këtë po ndalemi te qëndrimet zyrtare dhe mesazhet e dhëna se fundmi nga Presidentja e Komisionit Evropian( KE),Ursula von der Leye gjatë turit të saj në Ballkan.
Ndërsa, Shqipëria e Kosova e kanë zgjidhur me kohë dilemën e orientimit, dmth kanë zgjedhur unanimisht Familjen e Madhe Evropiane, një gjë të tillë nuk mund ta themi për Maqedoninë dhe Serbinë.
Ky konkluzion rrjedh nga vëzhgime dhe hulumtime që kanë të bëjnë me deklarata e qëndrime politike e insitucionale.
Kur vjen fjala te Serbia e kemi të freskët anulimin e takimit të Presidentes së Komisionit Evropian( KE),Ursula von der Leye me kryeministrit serb.
Arsyeja? Sepse kryeministri serb Millosh Vuçeviq në të njëjtën ditë takoj ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.
Anulimin e takimit e e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi I KE-së, Eric Mamer.
Pra, mesazhi ishte i kuptueshëm: ose me BE-në, ose me Rusinë, rrugë të mesme nuk ka dhe pikë.
Sigurisht që krahas orientimit dhe përcaktimit , Serbia duhet të përmbushe edhe shumë kritere të tjera: të njohë legjitimitetin, pra pavarësinë e Kosovës, të luftojë krimin e organizuar, korrupsionit etj.
Kah po shkon Maqedonia e Veriut?!
Meqë jam shqiptar autokton nga ky shtet, natyrshëm theksin e bindjeve dhe mendimeve të mia do ta fokusoj te zhvillimet politike, shoqërore, etnike dhe euroatlantike.
Në një cikël shkrimesh jam përpjekur të ç’montoj etnocentrizmin maqedonas dhe të tregoj se krizat zgjidhen vetëm nëse ndodhin ndryshime radikale në mendim, filofofinë dhe veprimet e klasës politike maqedonase.
Me bindje të plotë kam deklaruar dhe do të vazhdoj ta bëj që pa ndryshim të kushtetutës ( ku shqiptarët etnikë të jenë popull shtetformues) nuk mund të ketë dalje nga kriza.
Po ashtu shkrimet më të fundit kanë patur të bëjnë me kushtetutën dhe me koridorin 8-të.
Fatmirësisht shkrimet e mia janë në përputhje të plotë me qëndrimet e BE-së, konkretisht me deklaratën e Presidentes se KE-së e cila mes të tjerash deklaroj;” Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen dhe për mua është me rëdësi se ato bëhen në interes të Maqedonisë së Veriut” theksoi Ursula von der Leye gjatë takimit me Mickovskin.
Cfarë duhet të kuptojme mes rreshtash: ajo na tha nëse doni shtet veproni sipas udhëzimeve tona, ndryshoni kushtetutën, rrespektoni të drejtat kolektive të etnive, zgjidhni çështjet e hapura me fqinjët, etj, etj.
Në shkrimin paraprak, unë u ndala te rëndësia e korridorit 8-të dhe te rreziku i aksit pan sllavist.
Edhe në këtë rast, qëndrimet e mia publike përputhen me deklaratën e Komisionit Evropian.
“Brukseli pret realizimin e projekteve që kanë të bëjnë më shtimin e kapaciteteve të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme, lidhjen infrastrukturore hekurudhorë përmës korridorit 8-të” do të pohonte Presidentja e Komisionit Evropian( KE),Ursula von der Leye gjatë qëndrimit të saj në Shkup.
Tash, në mënyrë të përmbledhur do të mundohem të jap disa mendime e sugjerime se cfarë duhet të bëjë klasa politike maqedonase dhe ajo shqiptare për ta shpëtuar e prosperuar Maqedoninë.
Maqedonasit të pranojnë se jetojmë në kohë e realitete të reja, dmth nuk e kanë as takatin e as kapacitetin që të sillen si sulltanë të shtetit.
Klasa politike shqiptare nga ana e saj të unifikohet të paktën për t’i kthyer dinjitetin shqiptarëve.
Po nëse maqedonasit vazhdojnë me avazin e vjetër të konceptit monoetnik dhe shpërfillin rekomandimet dhe ultimatumet e BE-së? Shumë e thjeshtë edhe pse nuk ua uroj, por thefshin qafën!
Po politika shqiptare,çfarë duhet të bëjë?
Nuk don shumë mend e as shkencë. Të këmbëngulë në ndryshimet kushtetuese, mos të lëshojë pe për asnjë moment kur bëhet fjalë për të drejtat etnike të shqiptarëve.
Po si veprohet?
Aspekti i pare: të mos sillen si patericë, si veproj BDI kur ishte në pushtet.
Aspekti i dytë: të mos shesin interesin shqiptar, për një post, apo për të që qëndru në qeverisje, e për tendera.
Aspekti i tretë: të mos jusftifikohen jo se ndërkombëtarët nuk dua destabilitet e pallavra të tilla…
Të motçmit thotë: koha është alltan( flori). Për pasojë VLEN duhet ta shfrytëzojë të maksimum kohën e artë, mjafton të këmbëngulë duke i’u përmbajtur qëndrimeve zyrtare të Komisionit Evropian. NDRYSHIM KUSHTETUTE! Nëse nuk e arrijnë këtë të shkojnë në shtëpi të shohin telenovela e të shesin speca.
Po nëse maqedonasit nuk pranojnë?
Atëherë të gjitha partitë politike shqiptare që përfaqësohen në parlament, ta braktisin dhe ta shohim sesa do të rezistojë Mickovski, LSDM-ja, apo salitetet e tyre.
Klasa politike shqiptare e ka për detyrim moral, politik e kombëtar që të ushtrojë forcën e tyre me qëllim që shqiptarët të kenë të drejta të barabarta me maqedonasit.
Nuk pi më ujë propaganda e Alisë që qëndroj në pushtet 20 e ca vite dhe nuk bëri asnjë gjë për shqiptarët. Nuk ngjall optimizëm, as propaganda e aktorëve politike të VLEN se do të bëjmë këtë e atë. Jo, or Jo!
Tash ka vend vetëm për veprime konkrete. Me fjali boshe, rrena e propagandë nuk ka më nevojë populli shqiptar.
Për të fund, se kah po shkon Maqedonia do të kuptojmë tash e tutje. Nëse nuk ndryshohet kushtetuta, nëse shqiptarët nuk ciklohen si popull shtet formues, nëse anashkalojnë koridorin 8-të, nëse nuk I zgjidhin problemet me fqinjët, nëse sillen si “qingji butë pi në dy nëna” edhe me Evropën edhe me Rusinë atëhere Maqedonia ka zgjedhur regresin dhe dështimin total si shtet.
E kundërta udhëtimi drejt BE-së, hap një tjetër faqe zhvillimi dhe prosperimi.
Uroj të ndodhë e dyta, sepse varianti orientues drejt Moskës do të jetë katastrofike për Maqedoninë.