spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Kadrijaj: Po e humbim perspektiven evropiane – Kurti gjithë këtë po e bën qëllimshëm

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar paralajmërimet e Bashkimit Evropian për shtimin e masave ndaj Kosovës, në qoftë se Qeveria vazhdon të ndërmarr veprime në veri pakoordinim.

Kadrijaj ka thënë se çdo herë kur Kosova është paralajmëruar dhe qeveria nuk e ka marrë seriozisht, vendi është ndëshkuar.

“Sa herë jemi paralajmëruar e qeveria nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin ne jemi ndëshkuar, e në fakt Kosova veç ka sanksione e me këto sanksione Kosova ka humb shumë projekte por edhe besimin e miqve tonë. Ne jemi për shtrirje te sovranitetit e integritetit në tërë territorin e Kosovës por jo me standardin që Kosova po dëmtohet në imazh e në besim nga aleatët.” , tha ajo.

Deputetja e AAK-së tha se Kosova është në vit zgjedhor, dhe sipas saj Kurti ka për synim të bëjë veprime eskaluese në veri që ta mbajë besimin e qytetarëve për t’i fituar zgjedhjet.

“Po meqenëse jemi në vit zgjedhor Kurti ka synim për veprime eskaluese në veri për të mbajt besimin e militantëve veç për të fituar zgjedhjet me kushtin që edhe Kosova me humb. Me këto agjenda të Kurtit, ministrave, deputeteve të mazhorances që kush nuk mendon si Kurti duhet të sulmohet e të degradohet nga ushtria e Facebook-ut, bile bile edhe aleatët tonë amerikan ka pasoja për vendin.” , u shpreh ajo.

Ajo vlerësoi se masat e reja po e dërgojnë vendin drejt mbylljes dhe po rrezikohet perspektiva evropaine.

“Dhe nëse vazhdohet me sanksione të tjera vendin po e dërgojmë nga mbyllja e po e humbim perspektiven evropiane. E gjithë kjo shkon në favor të Serbisë. E zoti Kurti gjithë këtë po e bënë qëllimshëm.” – përfundoi Kadrijaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit