Monday, October 14, 2024
spot_img

Kadrija: Pa të rrjetë Albin Kurti, s’po mujshe me e ditë çka është rrena – sigurt janë në zyre t’u hongër plazma

Deputetje e AAK-së, Time Kadrija ka kritikuar deputetët e VV-së, të cilët nuk po marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku po diskutohet furnizimi i ushtarëve të FSK-së me ushqim, raporton GazetaDemos.

Kadrijaj vlerëson se ky veprim i tyre vjen si pasojë e mosgatishmërisë së deputetëve pozitarë për t’u ballafaquar me ata opozitarë, teksa shtoi se së paku ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të duhej të ishte në Kuvend për diskutim.

“Ikja e kësaj mazhorance duke mos dashur të ballafaqohet me realitetin, është e turpshme. Se di ku janë, ose ku po fshihen nëpër këto situata pas këtyre skandaleve, por me siguri janë diku nëpër zyre duke hongër plazma keksa, sepse tash kemi mjaft pas heqjes se masave”, tha ajo.

“Pa të rrjetë Albin Kurti, s’po mujshe me e ditë çka është rrena. Ende po mundohet pa u turpëru me vazhdu me i rrejtë të gjithë”, shtoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit