spot_img
spot_img
Thursday, January 23, 2025
spot_img
spot_img

Kadiu: Refuzimi i Serbisë për t’u takuar në Bruksel, refuzim për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu e ka quajtur refuzim të Serbisë për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve, refuzimin e Serbisë për t’u takuar në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit.

Sipas Kadiut Serbia nuk është e gatshme të përballet me të vërtetën e saj historike, krimet e barbaritetin e së kaluarës, për sa kohë që siç është shprehur ai ‘është e njëjta kastë politike që vazhdon të udhëheqë me vendin’.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta dënojë më fuqishëm e zëshëm mungesën e ecjes përpara me këtë çështje për shkak të destruktivitetit të Serbisë.

spot_img

“Fatkeqësisht Serbia vijon ta politizojë çështjen e personave të zhdukur me dhunë, e ta instrumentalizojë atë për të fshehur të vërtetën mbi fatin e të pagjeturve. Kjo është çështje humanitare që ka nevojë për adresim urgjent. Refuzimi për t’u takuar dje në Bruksel në kuadër të Komisionit të Përbashkët, është refuzim i Serbisë për të zbardhur të vërtetën e fatit të të pagjeturve. Sepse Serbia nuk është e gatshme të përballet me të vërtetën e saj historike, krimet e barbaritetin e së kaluarës, për sa kohë është e njëjta kastë politike që vazhdon të udhëheqë me vendin. Bashkimi Evropian duhet ta dënojë më fuqishëm e zëshëm mungesën e ecjes përpara me këtë çështje për shkak të destruktivitetit të Serbisë”, ka thënë Kadiu.

Ndryshe, takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej të mërkurën në Bruksel, dështoi të mbahej pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit